Lija e deleve në Kosovë, masa parandaluese dhe vaksinimi në kohë kundër sëmundjes

Sociale | 1 orë më parë

Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë zonat ku kërkohet më shumë vëmendje për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes së njohur si linja e deleve në Kosovë, thotë specialisti i shërbimit veterinar, Bajram Peposhi.

“Ne, si vend kufitar me Kosovën, kemi disa fermerë që mbarështojnë kafshë edhe në Kosovë. Vitin e kaluar dhe në vitet e tjera nuk kanë pasur probleme, por këtë vit në Kosovë janë shfaqur sëmundje të ndryshme, ndër të cilat edhe një sëmundje që është përmendur në Shqipëri dhe që ka mbërritur në Kosovë, e quajtur lia e dhenve.

Lia e dhenve është një sëmundje me ngordhshmëri shumë të lartë, mbi 70%. Kafshët kanë temperaturë dhe u shfaqen pulla të kuqe në lëkurë, si në pjesët e dukshme, ashtu edhe në ato të padukshme”, u shpreh specialisti.

Pas përfundimit të periudhës së verimit të tufave në bjeshkë, sipas Peposhit, kjo është edhe koha e përshtatshme për vaksinimin e tyre. Vaksinimi në kohë dhe zbatimi i masave parandaluese janë thelbësore për të ulur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

“Të gjithë krerët mbi dy-tre muaj lart duhet të vaksinohen. Vetëm vaksina i mbron. Nëse shfaqet sëmundja nuk ka asnjë medikament që mund të shpëtojë kafshën”, tha Peposhi.

Ndërkohë, veterinerët vijojnë të jenë në terren, duke këshilluar blegtorët, monitoruar gjendjen shëndetësore të bagëtive dhe kontrolluar tufat, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e bagëtive.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme