Sulmet Houthi shtynë një orë Al Nassr-Neftchi, CR7 vetëm 19 gola larg legjendës

Ndeshja e vlefshme për Champions League-n aziatike mes Al Nassr të Cristiano Ronaldo dhe Neftchi, e programuar për tu luajtur në Riad nisi me 60’ me vonesë.
Autoritetet saudite ishin në dijeni të një sulmi të forcave Houthi dhe për për arsye sigurie vendosën që të spostonin fillimin e këtij dueli. Në ditët e fundit qyteti suadit ka qenë në shënjestrën e forcave në fjalë, të cilat goditën edhe aeroportin “King Khalid”.
Pasi u siguruan se alarmi kishte kaluar ndeshja filloi normalisht ashtu siç ishte edhe mbarvajtja e saj. Skuadra saudite triumfoi me shifrat 3-1 ndërsa Cristiano Ronaldo ishte autor i një goli. Portugezi është kështu në kuotën e 981 golave të shënuar në karrierë ndërsa tani i mungojnë vetëm 19 të tillë për të kapur kuotën e 1000 golave. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




