Muça: Protesta sot, pretekst për të rishpikur veten, që populli të dalë në shesh…
Analisti dhe gazetari Flogert Muça deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24 se protesta e ditës së sotme është përdorur si pretekst për të rishpikur veten në mënyrë që populli të dalë në shesh.
Sipas tij, protesta e sotme ishte një “pretekst komunikimi ku protesta e venitur në bulevard tentoi të rishpikë veten t’i vendosi mantelin e bukur të studentëve për të rikarikuar popullin.”
“Dëgjo, e para njëherë ata djem dhe vajza që protestojnë, që godasin, që thyejnë xhama, që shkulin, që prishin rrugë, që shkulin pllaka, janë të indinjuar, nuk janë agjentë. Por e para është kjo.
Pra, ata janë njerëz të revoltuar ë të cilët e bëjnë se e ndjejnë atë, por revolta, pakënaqësia nuk lindi as në qershor, nuk lindi as dje. Është aty, është e akumuluar dhe duhen vetëm mjeshtër dhe taktika për ta vënë zbatim. Njeriu në turmë e humbet individualitetin.
Ti mjafton të shkosh në një turmë të madhe ku fillohet të këndohet ose të duartrokitet. S’ kupton fare. Është instinkt. Atëherë çfarë dua të them? Pse ndodhi protesta sot dhe pse ishte e tillë njëherë? Sot ishte një pretekst komunikimi ku protesta e venitur në bulevard tentoi të rishpikë veten t’i vendosi mantelin e bukur të studentëve për të rikarikuar popullin që dali sërish në shesh.
Pra, në qoftë se herën e parë kishim flamingon si framing dhe si pretekst komunikimi për të për të nxjerrë dufin njerëzit dhe për ta bërë instrument PR, sot është manteli i studentit dhe do jetë njëri prej tyre madje Ylli. Ylli është ai që u rrah me nja gjashtë policë”, u shpreh Muça.
Ai vuri në dukje se që nga fillimi i protestës nuk ka pasur tendencë për ta përshkallëzuar protestën pasi sipas tij, deri më tani nuk kanë pasur kurrë një platformë.
Muça vuri në dukje se protesta e somt ishtë një projekt për kaos.
“Këtu që nga fillimi nuk ka pasur asnjëherë tendencë ai ose ata që i kanë futur fitilat zemëratës që e kanë ndezur, që i kanë vënë shkrepës qëllim zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve sepse nuk pati kurrë një platformë. Kurrë një platformë. Pra sot protestojnë studentët në Francë. Alba kanë kërkesa konkrete, specifike, ekonomike për çdo gjë.
Këtu studentët ju protestojnë pa kërkese. Rama në burg, Saliu në burg. Këtu kemi një kryevepër, projekt kryevepër për kaos. Dhe këtu ka ndodhur ekzaktësisht kjo. Këtu është riamballazhuar e gjitha, është bashkuar e pamundshmja”, deklaroi më tej Muça.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




