Laçi shënon, por… humbet “derbin” me Ramadanin

Qazim Laçi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Superligës turke, ndërsa skuadra e tij Rizespor pësoi një humbje 2-1 në transfertë përballë Çorum FK, skuadër me të cilën aktivizohet një tjetër mesfushor kuqezi, Ylber Ramadani.
Laçi e nisi sfidën nga minuta e parë dhe arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 32-të me një gol mjaft të bukur. Vendasit u përgjigjën 6 minuta më vonë duke vendosur barazpeshën me golin e Cengiz Ünder, ndërsa shënuan golin e fitores me anë të Moukoko 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Ramadani në këtë sfidë u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, ndësa Laçi qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




