Vora, trajneri Bellai: U treguam të përpiktë

Abissnet Superiore | 2 orë më parë

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai ka komentuar për “Super Gol” fitoren 4-1 të arritur përballë Partizanit në javën e 7-të të “Abissnet Supeiore”.

“Jam i kënaqur, dua të falënderoj lojtarët, ishin të përpiktë dhe shumë korrekt në detyra. U përgatitëm, kishim marrë informacion për trajnerin e rivalëve, por nuk i dija ndryshmet që do të bënte”.

“Në pushim të ndeshjes besoj se i zgjidhëm problemet që na u shfaqën, e detyruam kundërshtarin të bënte lojë me topa të gjatë.

“Gjithsesi, ishte një sistem i vështirë për ne, sepse çdo gol që kemi pësuar, sidomos në ndeshjen me Tiranën, me tranzicion pozitiv të kundërshtarëve, i binte barra mbrojtjes. Besoj se nuk ishte reparti i mbrojtjes problemi, ishte i gjithë ekipi dhe mënyra se si duhet të mbronim”.

“U kam folur gjatë gjithë kohës që të kemi energji pozitive. Si ata që luajnë, ashtu edhe ata që nuk luajnë. Besoj se kjo është pasqyra e atij pozitiviteti që duhet të kemi, ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme