Partizani, trajneri Karoglan: Tani e kam të qartë…

Abissnet Superiore | 34 minuta më parë

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan ka komentuar humbjen 4-1 të pësuar në ndeshjen e tij debutuese në stolin e të kuqve, kundë Vorës.

“E nisëm mjaft mirë, e kontrolluam disi ndeshjen në minutat e para. Vora për herë të parë na ndëshkoi me atë gol nga 30 metra. Gol i shkëlqyer. Vijuam ta kontrollojmë ndeshjen dhe në tranzicionin e parë, me harkim në zonë na ndëshkuan për herë të dytë. Duhet të jemi më të mirë, më të qëndrueshëm. Nuk është disi e logjikshme që në çdo lëvizje të tyre të shënojnë gol. Dua të kthjelloj mendimet e mia sepse kam vetëm disa ditë. Tani e kam të qartë se me kë lojtar dua të mbështetem dhe të fitojmë ndeshjen e radhës”.

Këto ditë keni punuar nga ana psikologjike apo taktike?

“Kam punuar në të dy aspektet. Bëra një analizë të kësaj ndeshje në anën disiplinore. E kam parë që ekipi ka pësuar shumë gola. Kam menduar që të rris këtë mundësi sa i përket mbrojtjes. Në pjesën e parë e mbajtëm topin. Vora nuk kishte asnjë shans”.

“Në pjesën e dytë me anë të një tranzicioni, Vora na goditi me atë penallti. Në këto situata ne duhet të mbrohemi sa më mirë. Duhet të largojmë këto gabime dhe të mos përsëriten. Çdokush duhet të marrë përgjegjësi, të bëhet më i mirë. Të analizojmë këtë humbje, ta pranojmë dhe të jemi më mirë në ndeshjen tjetër”.

“Është një situatë e re për mua. Në çdo klub që kam qenë kam luftuar për Europë. E di në cilin klub kam ardhur dhe e di situatën. Tani e di se çfarë duhet për të bërë. Kemi shumë dëmtime. U dëmtua edhe Mija në nxehje, Aliu dhe Skuka që janë shumë të rëndësishëm për ne”.

“Në këtë moment që jemi duhet të mbijetojmë këto gjëra dhe të marrim rezultate të mira në të ardhmen. Ne kishim idetë e para me Mijan. Është një lojtar me fizik. Luajnë shumë topa te Pedro. Insistoj që ne duhet të mbrohemi sa më mirë në situata të tilla. Me personalitet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme