Egnatia, zëvendëstrajneri Karapici: Lojtarët u përgjigjën në mënyrën e duhur

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Egnatia fiton me Teutën 1-0 dhe merr kreun e klasifikimit në javën e 9-të të “Abissnet Superiore”. Në prononcimin për “Super Gol”, në mungesë të trajnerit Nevil Dede për shkak të gjendjes gripale, por dhe emocioneve që dhurojnë ndeshje të tilla, u shfaq zv-trajneri, Artan Karapici.

“Mund të themi se ishte një ndeshje ashtu siç e kishim parashikuar, me një Teutë agresive, që u paraqit me një ndryshim taktik. Megjithatë, kishte atë që ne prisnim, një ndeshje futbolli me agresivitet, me dyluftime, lojtarët tanë u përgjigjën në mënyrën e duhur”.

“Ku është Nevili? Dola dhe e kërkova, por nuk e gjeta. Përtej shakave, ishte diçka emocionale, por ka kaluar dhe një gjendje gripale, e kishte të pamundur”.

“Gjendja e Sotës? Preke diçka që edhe ne nuk e dimë. Ndodh në futboll. I urojmë shërim të shpejtë Sotës. Presim sinjale pozitive nga rezonanca, ishte një lojtar që jep shumë për ekipin dhe mungesa e tij ndihet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme