Plagosje me thikë në Korçë, arrestohet 67-vjeçari pas tre orësh kërkime nga policia

Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Edit Durham” në qytetin e Korçës. Pas një konflikti të çastit të nisur për motive të dobëta, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se 59-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kapja e autorit dhe hetimet e mëtejshme
Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 18:40, shërbimet e Policisë së Korçës organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas tre orësh kërkimesh intensive në terren, forcat e rendit bënë të mundur gjetjen e vendndodhjes dhe shoqërimin e 67-vjeçarit në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të të gjithë dinamikës së ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




