Manchester United, Carrick nuk mendon të largohet: Më pëlqen të jem këtu

I rrezikuar seriozisht nga shkarkimi pas tre humbjeve radhazi (dhe një fitoreje që nga 10 shtatori), Michael Carrick nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i Manchester United. “Shumë njerëz mund ta bënin punën time kur fiton kaq shumë ndeshje”, tha anglezi në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës në Old Trafford.
“Gjëja e rëndësishme është të gjejmë zgjidhje, të gjejmë përgjigje, të ruajmë forcën dhe të nxjerrim më të mirën nga lojtarët. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për këtë. Më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të punoj me lojtarët. Vështirësitë dhe sfidat më japin edhe më shumë motivim”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




