Spitali Universitar i Traumës gati pajisjet e reja me teknologji të avancuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka prezantuar në rrjetet sociale investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas znj. Koçiu, investimet e reja në sallën operatore me pajisjet më moderne, si O-Arm, janë një teknologji e avancuar që mundëson trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale.
Ndërsa Fatos Olldashi, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë pranë spitalit të Traumës, thotë se spitali është pajisur me aparaturat më moderne që disponojnë sallat e operacionit të neurokirurgjisë.
“Aparatura O-Arm është një skaner brenda sallës së operacionit. Kjo bën të mundur kryerjen e ndërhyrjeve shumë precize a delikate, që janë pjesë e patologjive, sëmundjeve që trajtohen në Shërbimin e Neurokirurgjisë. Vlen të përmendet edhe blerja e neuronavigatorit dhe neuromonitorit,” shprehet z. Olldashi.
Në këtë shërbim është shtuar edhe endoskopia për ndërhyrje mini-invazive, duke garantuar më shumë siguri, trajtim më efikas dhe një rikuperim më të shpejtë për pacientët.
Gazetar: Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



