Homazhet për kryepeshkopin Anastas, policia plan masash: Bllokohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

Aktualitet | 2 vite më parë

Kortezhi i Kreut të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, pritet të mbërrijë sot ( 28 janar) në Tiranë.

Sakaq Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. 

Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka qëndruar në Katedralen e Athinës prej ditës së shtunë (25 janar), kur 95-vjeçari ndërroi jetë pas një beteje disajavore me sëmundje të brendshme.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpallur 5 ditë zie deri më 29 janar.

Imzot Joani, mitropoliti aktual i Korçës, është caktuar si mbikëqyrës i fronit të Kryepeshkopit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme