Përkujtohet 80-vjetori i Kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe

Aktualitet | 2 vite më parë

25 janari i vitit 1945 do të shënonte fillimin e asaj që sot njihet si Kryengritja antikomuniste e Malësisë së Madhe.

80 vite më pas, Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë organizoi në Malësi të Madhe një aktivitet përkujtimor.

Ky aktivitet u përshëndet nga Luçiano Boçi, drejtues politik i PD-së për Qarkun Shkodër.

“T’i marrim këto kujtime së bashku dhe t’i përdorim ato si dritë udhërrëfyese për të ndërtuar të ardhmen tonë,” tha z. Boçi.

Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, nuk ka kursyer kritikat për klasën politike të 35 viteve të fundit, për qasjen e treguar ndaj krimeve të komunizmit, por edhe për kategorinë e viktimave të komunizmit.

“Shqipëria pas ’90-ës u bë i vetmi vend në Europë që i ka harruar pasojat e komunizmit dhe nuk u dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që e urrente regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj politike,” deklaroi z. Ndregjoni.

Kryengritja antikomuniste e Malësisë së Madhe u shtyp me terror nga regjimi komunist, duke marrë jetën e 112 burrave dhe grave.

Ndër emrat më të spikatur të saj ishin Preng Cali, Major Llesh Marashi dhe Mul Deli Bajraktari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme