Zjarr në katin e tetë të një pallati në kryeqytet, policia merr masa për evakuimin e banorëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Në katin e 8-të të një pallati në Tiranë ka rënë zjarr. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Policia njofton se shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme