Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, vetëm dëme materiale

Aktualitet | 2 vite më parë

Qendra për azilkërkuesit në Babrru u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte (16 janar), si pasojë e një shkëndije elektrike. Personat  brenda qendrës u evakuuan në kohë, duke shmangur lëndimin e mundshëm të tyre.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende më shumë detaje mbi këtë ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme