Vrau motrën dhe bashkëshortin e saj, ekstradohet në Shqipëri Gjovalin Lesi

Aktualitet | 2 vite më parë

Ekstradohet nga Italia Gjovalin Lesi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Përmes bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri të 56-vjeçarit,i dënuar më 1998 nga Gjykata e Mirditës me burgim të përjetshëm, pasi më 1997 vrau me kallashnikov motrën dhe bashkëshortin e saj.

“Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme