Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore në alpe

Ditën e sotme (11 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Reshje shiu të herëpashershme prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Reshjet e dëborës do të rikthehen në alpe dhe relievet malore kryesisht ne veri-verilindje të vendit mbi 800 metër me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet 15m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1 deri 7°C
Në zonat e ulëta 5 deri 14°C
Në bregdet 7 deri 15 °C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




