Vengu: 6 mijë ushtarakë tashmë me shtesa të konsiderueshme financiare

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se rreth 6.000 ushtarakë, ndër të cilët 2.500 për herë të parë, tashmë trajtohen zyrtarisht me shtesa të konsiderueshme financiare.

Në një postim në Facebook, Vengu shkruan se investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet që prej 1 janarit të këtij viti.

Kështu, përfitime të veçanta financiare do të kenë Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia kibernetike, operatorët e dronëve, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë njësi të tjera të rëndësishme.

Vengu tha se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara për të rritur trajtimin financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura çdo vit, duke synuar përafrimin me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO-s.

“Ky është një investim strategjik për sigurinë kombëtare”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme