OSHEE rikthen energjinë për banorët e pallatit të përfshirë nga flakët

Aktualitet | 2 vite më parë

Banorët e pallatit që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Lezhë e kaluan natën tek të afërmit e tyre.

Prezenca e madhe e tymit në apartamente dhe shkallë bëri që banorët t’i lënë shtëpitë.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia qëndruan disa orë aty deri në normalizimin e situatës.

Prezenca e tymit solli nxirje të mureve të shkalleve dhe disa apartamenteve, ndërsa punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) punuan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes për rikuperimin e dëmeve.

Deri tani është rikthyer energjia elektrike për rreth 80 për qind të abonentëve në këtë pallat dhe para mbrëmjes pritet të furnizohen edhe pjesa tjetër e banoreve.

Kati i parë i pallatit në bllokun e banimit pranë lumit Drin u përfshi nga zjarri ditën e mërkurë rreth orës 18:00, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur që flakët të mos përhapen.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i bllokut elektrik si shkak i ngarkesës së krijuar në rrjet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme