MEKI liron nga detyra Altin Bashën nga Teatri Kombëtar, emëron zëvendësuesin e përkohshëm

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) njoftoi sot se, me propozimin e saj, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Ky ndryshim bëhet në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të institucionit, përfshirë përforcimin e administratës ekonomiko-financiare, rritjen e transparencës dhe krijimin e një komunikimi më të hapur me komunitetin artistik dhe profesionistë të tjerë të fushës.

Pas këtij vendimi, MEKI njoftoi se do të çelë një proces të ri përzgjedhjeje për drejtues të ri të Teatrit Kombëtar. Gjatë periudhës së përkohshme, drejtimin e institucionit do ta marrë z. Indrit Çobani, i cili do të ushtrojë detyrën si drejtor i përkohshëm deri në përfundimin e procesit të emërimit për drejtorin e ri.

Ky ndryshim synon të sjellë një freskim në mënyrën e menaxhimit dhe të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të Teatrit Kombëtar si një aktor kryesor në kulturën dhe artet skenike të Shqipërisë.

Altin Basha u emërua si Drejtor i Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

Altin Basha më herët ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post në të cilin u zgjodh në dhjetor të vitit 2020, dhe nga e cila u dorëhoq për të shpallur kandidaturën e tij në garën për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme