Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet – U miratua nga Dhoma e Ulët e Parlamentit italian, i kalon Senatit

Aktualitet | 2 vite më parë

Dhoma e Ulët e Parlamentit Italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër  ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Dokumenti rregullon përfitimet e pensioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së atyre që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet si të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.

Pr.ligji tani i kalon Senatit dhe nëse Dhoma e Lartë e Parlamentit italian e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë që përfitojnë pension në Shqipëri. Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme