Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Në qarkun e Gjirokastrës nuk është evidentuar asnjë rast i gripit të shpendëve.

Sipas sektorit veterinar, është rritur vigjilenca, ndërkohë vijon puna në terren për të monitoruar situatën.

“Në zbatim të urdhrit të ministrit nr. 188/1, të gjithë veterinerët zyrtarë të kontrollit dhe shërbimit kanë rritur gatishmërinë dhe janë në terren. Gjithashtu dua të theksoj se gripi i shpendëve deri më sot njihet si sëmundje jozoonotike, domethënë nuk transmetohet nga kafsha e sëmurë te njeriu,” deklaron Flora Zharkalli, përgjegjëse e Sektorit Veterinar.

Ajo apelon qytetarët dhe mbarështuesit e shpendëve që për çdo rast të dyshuar të kërkojnë ndihmën e specialistëve përkatës.

“Dua t’ju bëj me dije të gjithë fermerëve, atyre që mbarështojnë shpendë në stabilimente, qoftë edhe kafshë oborri, nëse vihet re prania e një shpeze të ngordhur, e egër ose e butë, nuk duhet ta manipulojmë, por menjëherë të lajmërojnë shërbimin veterinar,” thekson znj. Zharkalli.

Në këtë qark ka gjithsej dy ferma që mbarështojnë pula, ndërsa mbarështimi i pulave është një traditë për shumë familje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme