Dy bebe janë fëmijët e parë që vijnë në jetë në sekondat e para të vitit 2025, Rama: Mirëserdhët Ares dhe Rajd

Viti 2025 ka shënuar edhe një ngjarje të pazakontë ndër dekada. Fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë janë binjakë. Ka qenë kryeministri Edi Rama, që dha i pari lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, shkruan Rama, i cili me këtë rast ka postuar edhe një foto të të dy bebeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




