Elbasan- Arratisen nga komisariati 2 të paraburgosur, kapet njëri prej tyre, nis hetimi për policët që i shoqëronin

Policia e Elbasanit bëri të ditur se dy të paraburgosur, të cilët akuzoheshin për veprën penale “Vjedhje”, kanë mundur të arratisen nga komisariati i Policisë së Elbasanit.
Për tu arratisur ata kanë shfrytëzuar momentin kur po transportoheshin drejt burgut, pas masës së sigurisë së dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Është ende e paqartë se si dy të paraburgosurit i kanë shpëtuar syrit të policisë dhe kanë mundur të ikin me vrap nga brenda ambienteve të komisariatit të policisë.
Pas dhënies së alarmit për arratisjen kanë nisur edhe kërkimet intensive të policisë, të cilat kanë çuar në kapjen e njërit prej të arratisurve, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të arratisurin e dytë.
“Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan. Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.”, njofton policia.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




