Marrëveshja për emigrantët, Gjykata pro Melonit: Vendet e sigurta i përcakton qeveria

“Përcaktimi i vendeve të sigurta i takon vetëm qeverisë”, kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit përsa i përket çështjes së emigrantëve që lidhet me kapet në Gjadër dhe Shëngjin.
Në vendimin e dhënë së fundmi, Gjykata e Kasacionit vendosi se i takon Kryeministres dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të vlerësojnë si të sigurta ose jo vendet nga ku vijnë emigrantët.
Gjyqtarët e seksionit të parë Civil të Gjykatës së Lartë morën vendimin duke eargumentuar në dokumentin prej 35 faqesh, pas seancës së 4 dhjetorit të kaluar, për ankesat e paraqitura nga qeveria kundër verifikimeve të para të dështuara të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri lëshuar nga seksioni i imigracionit i gjykatës së Romës më 18 tetor.
Gjykata e Lartë ka pezulluar të gjitha masat në pritje të një vendimi nga gjykata me seli në Luksemburg.
Në akt, Gjykata e Lartë analizon edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të datës 4 tetor, duke specifikuar në thelb se një vend nuk mund të konsiderohet i pasigurt nëse është i pasigurt për kategori të caktuara njerëzish.
Kujtojmë se disa ditë më parë kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se në muajin janar do të rinisin operacionet me azilkërkuesit drejt kampeve në Shëngjin dhe Gjadër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




