“MATRIX u përdor në fillim për vrasje me pagesë”- Gazetarja: Ja çfarë më tha një shpërndarës droge!

Aktualitet | 2 vite më parë

Gazetarja Aida Topalli duke hedhur më shumë dritë rreth programit të kriptuar MATRFIX, tha se afro 7 vite më parë, hetuesve shqiptarë u është thënë se kry program po përdoret nga vrasësit me pagesë.

Më pas kur ranë programet e tjera MATRIX u përdor edhe nga trafikantët e drogës, tha Topalli.

Nga ana e tij gazetari Poli Hoxha tha se përdorimi i MATRIX ishte kushtëzuar me përdorimin e kriptomonedhave për të humbur tërësisht gjurmët.

Gazetarja Topalli shtoi se kjo mënyrë pagese e bënte MATRIX më të sigurtë, çka ja kishte pohuar gjatë një interviste një drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së drogave në Tiranë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme