Bregu: MATRIX, janë zbërthyer mesazhet e 3 muajve të fundit

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka zbërthyer një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX.

Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një personi të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, pedagogu Zylyftar Bregu shpreh se ende nuk janë shkëmbyer të dhënat me organet e drejtësisë shqiptare për këto 2.3 milion mesazhe sepse kanë përgjuar vetëm një periudhë 3 mujore.

“MATRIX është zbuluar në mars të 2021 pak më pas programit SKY. Ende nuk janë shkëmbyer të dhënat me organet e drejtësisë shqiptare për këto 2.3 milion mesazhe sepse kanë përgjuar vetëm një periudhë 3 mujore. Vetëm për 3 muaj janë marrë të dhënat e MATRIX”, u shpreh Bregu.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme