Vrau me armën e shërbimit kolegun në komisariat, Gjykata dënon me 35 vite burg ish-policin, Ludjan Zaimi

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-efektivin e komisariatit nr.3, Ludjan Zaimi i cili më 23 maj të vitit të kaluar qëlloi për vdekje me armë e shërbimit kolegu e tij, Çaush Saliasi. Dënimi me 35 vite burg për Zaimin ishte edhe kërkesë e organit të akuzës, ndërsa ish-polici 25-vjeçar nuk përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua brenda mjediseve të komisariatit të policisë nr.3, mbrëmjen e 23 majit të vitit 2022, konkretisht brenda ambienteve të dhomës së instruktazhit.

Viktima dhe autori ishin të dy oficerë të Patrullës së Përgjithshme, ku sipas autorit, kolegu i tij 55-vjeçar e kishte bullizuar disa herë ndaj dhe e qëlloi për vdekje.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme