Do i mohojë shtetësinë të porsalindurve nga emigrantët, 22 shtete padisin Trump

Botë | 2 vite më parë

Një koalicion prej 22 shtetesh të udhëhequra nga demokratët, së bashku me Distriktin e Kolumbisë dhe qytetin e San Franciskos, po padisin administratën Trump për përpjekjen e saj që t’i japë fund të drejtës për marrjen e nënshtetësisë amerikane pas lindjes në SHBA.

Urdhri ekzekutiv i presidentit Donald Trump kërkon të ndryshojë rregullat për dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve që ndodhen në SHBA ilegalisht ose me viza të përkohshme. Koalicioni Demokratik argumenton se urdhri i Trump shkel Kushtetutën e SHBA dhe subjekt i këtij ndryshimi mund të jenë mbi 150 mijë fëmijë që lindin çdo vit në SHBA.

Amendamenti 14 thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë.”

Urdhri argumenton se kushtetuta është keqinterpretuar, duke argumentuar se “subjekt i juridiksionit të saj” u referohet vetëm fëmijëve të qytetarëve ose banorëve të përhershëm të ligjshëm.

Ndryshimi i kushtetutës do të kërkonte dy të tretat e votave në të dyja dhomat e Kongresit dhe shumica e studiuesve juridikë pajtohen se Trump nuk mund t’i japë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes me një urdhër ekzekutiv .

Shtetet që përbëjnë koalicionin janë Nju Jorku, Kalifornia, Kolorado, Connecticut, Delaware, Hawaii, Maine, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minesota, Nevada, New Jersey, New Mexico, North Carolina, Rhode Island, Vermont dhe Wisconsin. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme