Trump këmbëngul për Groenlandën, Kremlini: Arktiku është zonë e interesave tona kombëtare

Moska ka reaguar pas deklaratave të Donald Trump për marrjen e Groenlandës.
“Arktiku është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump për Groenlandën.
Fjalët e tij ngjajnë me ato të presidentit Putin kur flet për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, “Zonë e ndikimit strategjik”, që zakonisht do të thotë “Tërhiquni”.
Por presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll ishullin më të madh në botë. Këto fjalë të tij kanë alarmuar Moskën.
“Ne po i vëzhgojmë nga afër zhvillimet e situatës, por deri më tani për fat të mirë ka vetëm fjalë pa veprime”, tha Peskov.
Shqetësimi i Kremlinit nuk është befasi duke parë rëndësinë ekonomike dhe gjeopolitike që Arktiku përbën për Rusinë.
Rusia ka vijën bregdetare më të gjatë në Arktik, ku kalon edhe rruga tregtare e Detit Verior. Rezervat e mëdha të naftës dhe gazit në rajon e bëjnë këtë zonë tepër të rëndësishme për furnizimin me energji të vendit.
Rruga ofron një shkurtim midis Evropës dhe Azisë. Kjo tërheq fuqitë e mëdha tregtare si Kina, dhe kjo është arsyeja pse Rusia është zotuar të investojë 30 miliardë dollarë në këtë kalim.
Rusia është i vetmi shtet arktik që nuk është anëtar i NATO-s, kjo e bën Kremlinin ta shohë vijën bregdetare ruse në Arktik si dobësi . Kjo është arsyeja pse ajo ka rihapur më shumë se 50 pika ushtarake të epokës sovjetike gjatë kësaj vije bregdetare dhe ka modernizuar flotën e saj.
Në një situatë të tillë, një përpjekje e SHBA-së për të marrë Groenlandën do të shihej si provokim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




