Zjarret në Los Anxhelos, kryetarja e bashkisë: Erërat dhe thatësira krijuan kushtet e duhura

Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelos, Karen Bass thotë se “erërat historike” dhe thatësira e gjerë krijuan kushtet e përsosura për përhapjen katastrofike të zjarreve. Ajo shtoi se tashmë fuqia e erërave ka rënë dhe se zjarrfikësit tani janë në gjendje të trajtojnë zjarret nga ajri.
Rreth 20 persona janë arrestuar për plaçkitje, tha ajo, duke shtuar: “Turp për ata që po përfitojnë mbi banorët tanë gjatë kësaj kohe krize”.
Në të gjithë qarkun e Los Anxhelos, numri i njerëzve që u është thënë të evakuohen është rritur në 179.700. Një urdhër evakuimi për zonën e Hollywood Hills West është hequr, pasi zjarri atje është vënë nën kontroll.
Së paku pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra shtëpi, biznese dhe vende historike janë shkrumbuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




