Pas 2 vitesh pa president, deputetët libanezë zgjedhin shefin e ushtrisë Joseph Aoun në krye të shtetit

Ligjvënësit libanezë kanë zgjedhur në postin e presidentit shefin e ushtrisë Joseph Aoun duke mbushur vakancën me një gjeneral që gëzon miratimin e SHBA-së dhe duke treguar ndikimin e zvogëluar të grupit terrorist Hezbollah të mbështetur nga Irani pas luftës së tij shkatërruese me Izraelin.
Libani ka qenë pa president për dy vite dhe përpjekjet e shumta të mëparshme për të zgjedhur një të tillë kishin dështuar.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar ka përgëzuar Libanin për zgjedhjen e Joseph Aoun si president pas më shumë se dy vitesh në të cilat posti ishte i paplotësuar në mes të një krize politike.
Në një postim në X, Sa’ar shpreh shpresën e tij “që zgjedhjet do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit, një të ardhme më të mirë për Libanin dhe banorët e tij dhe fqinjësinë e mirë”.
Zgjedhja e Aoun u shty nga SHBA, Arabia Saudite dhe Franca dhe shihet si një parakusht për tërheqjen e plotë të trupave IDF nga Libani jugor.
Gjithashtu, ambasadorja e SHBA në Liban, Lisa Johnson thotë se është ‘shumë e lumtur’ për zgjedhjen e komandantit të ushtrisë libaneze Joseph Aoun si president, duke i dhënë fund një vakumi më shumë se dy vjeçar në këtë post.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




