Tërmeti i fortë godet Tibetin, humbin jetën mbi 90 persona, qindra të plagosur

Botë | 2 vite më parë

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik në Tibet të Kinës. Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe rreth 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.1 në shkallë Rihter, që goditi rajonin e Tibetit në Kinë mëngjesin e kësaj të marte (7 janar).

Raportohet se tërmeti ra në qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) me një magnitudë 7.1 sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti u pasua me një sërë pasgoditjesh me magnitudë deri në 4.4, të cilat u ndjerë edhe në Nepalin fqinj, Katmandu, në Butan dhe në Indinë Veriore.

Tërmetet janë të zakonshme në rajonin që shtrihet përgjatë një vije të thyer gjeologjike.

Sikurse ka bërë me dije Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave, rreth 1.500 zjarrfikës dhe forca shpëtimi po vijojnë kërkimet për të mbijetuar.

Gjatë shekullit të kaluar ka pasur 10 tërmete me magnitudë 6 ballë në zonën e goditur ditën e martë.

Një tërmet me magnitudë 7.8 shkaktoi rreth 9,000 viktima dhe dëmtoi rreth 1 milion struktura në Nepal në vitin 2015.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme