Lufta me Rusinë- Zelensky: Nesër SHBA shpall paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Botë | 2 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpallin ditën e hënë (më 39 dhjetor) paketën e ndihmës për ushtrinë e Ukrainës.

Lufta me Rusinë- Zelensky njofton vendimin e rëndësishëm të SHBA-së për të mbështetur Ukrainën

 

“Unë e di se një vendim i rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara në mbështetje të Ukrainës është duke u përgatitur – presim njoftimin zyrtar që nesër – paketa të rëndësishme ndihme për luftëtarët tanë.

Këto janë masa që kanë mbrojtur në mënyrë efektive Ukrainën gjatë gjithë këtyre viteve të luftës. Kjo mbështetje ka për qëllim forcimin e përpjekjeve stabilizuese në vijat e frontit tani”.

Zelensky theksoi se “sa më gjithëpërfshirëse të jenë furnizimet nga partnerët tanë, aq më shumë jetë të trupave tona do të shpëtohen”.

Ai shtoi se Ukraina po punon gjithashtu për të siguruar që partnerët e tjerë të mbajnë mbështetjen e tyre “në nivelin e nevojshëm”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme