Letonia i dërgon Ukrainës mbi 1 mijë dronë luftarakë

Botë | 2 vite më parë

Letonia do të transferojë mbi 1 mijë “dronë luftarakë të llojeve të ndryshme” në Ukrainë përmes koalicionit ndërkombëtar të dronëve.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i vendit Andris Spruds në mediat sociale. Dronët, të cilët prodhohen në Letoni, do të administrohen përmes koalicionit të dronëve të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Letonia, i cili synon të forcojë arsenalin e Ukrainës të mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Letonia njoftoi më parë se do të sigurojë gjithashtu 20 milionë euro shtesë (20.8 milionë dollarë) për koalicionin në vitin 2025.

Letonia, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës, është zotuar të ofrojë mbështetje ushtarake në nivelin 0.25% të PBB-së së saj çdo vit dhe do të sigurojë mijëra dronë.

Në gusht, vendi u zotua të sigurojë 112 milionë euro (126 milionë dollarë) në mbështetje ushtarake për Ukrainën këtë vit, përveç ndihmës në zgjerimin e nismës së koalicionit me dron.

Përveç shteteve themeluese, shtatë vende i janë bashkuar koalicionit të dronëve, duke përfshirë Gjermaninë, Kanadanë, Holandën, Lituaninë, Suedinë, Estoninë dhe Danimarkën. Aleanca kishte planifikuar më parë të mblidhte 1.8 miliardë euro (1.8 miliardë dollarë) deri në fund të vitit 2024 për të mbështetur Ukrainën.

Në nëntor, Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Luksemburgu njoftuan 30 milionë dollarë shtesë për financimin e koalicionit të dronëve.

Ukraina po punon gjithashtu për të rritur prodhimin vendas, duke synuar të prodhojë të paktën 1 milion dronë në 2024. Më 29 dhjetor, Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov tha se dronët ukrainas përbënin mbi 96% të të gjithë UAV-ve të përdorura nga ushtria në 2024.

Kievi përdor drone me rreze të gjatë për të goditur thellë territorin rus, duke synuar infrastrukturën ushtarake si fusha ajrore dhe logjistike, si dhe rafineritë dhe depot e naftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme