Shkatërrimi i cisternave ruse me nafte, Kievi akuza Moskës: Shkelët rregullat

Botë | 2 vite më parë

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Moskën për pakujdesi pasi shkatërrimit të cisternës ruse me naftë në ngushticën Kerch, e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Moska në vitin 2014.

 Zëdhënësi i marinës së Ukrainës, Dmytro Pletenchuk deklaroi se Rusia shkeli rregullat.

“Këto janë cisterna mjaft të vjetra ruse. Nuk mund të shkosh në det në një stuhi të tillë. Rusët shkelën rregullat e funksionimit. Rezultati është një aksident”, tha ai.

Cisterna mbante 4,300 ton naftë të rëndë të shkallës së ulët, e njohur si mazut. Një nga 15 anëtarët e ekuipazhit humbi jetën në incident, ndërsa 11 të tjerë u dërguan në spital.

Menjëherë pas këtij incidenti, u zbulua se një cisternë e dytë, Volgoneft 239 132 metra, e përmbytur.

Ministria ruse e emergjencave tha më vonë se ishte përmbytur 80 metra larg bregut pranë portit të Tamanit në skajin jugor të ngushticës Kerç, e cila kalon midis Rusisë kontinentale dhe Krimesë së pushtuar.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të ngrejë një grup pune për t’u marrë me operacionin e shpëtimit dhe për të zbutur ndikimin e derdhjes së karburantit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme