Tensionet me Dublinin, Izraeli vendos mbylljen e ambasadës në Irlandë

Botë | 2 vite më parë

Izraeli ka njoftuar mbylljen e ambasadës së tij në Dublin, duke pretenduar se shkak janë politikat esktremiste kundër izraelit të qeverisë irlandeze, e cila së fundmi ka njoftuar se do t’i bashkohet çështjes që Afrika e Jugut ka ngritur në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë kundër izraelit, të cilin e akuzon për gjenocide.

“Veprimet antisemitike dhe retorika kundër Izraelit i kanë rrënjët në deligjitimizimin dhe demonizimin e shtetit hebre dhe reflektojnë qartësisht standarde të dyfishta. Irlanda ka shkelur të gjitha vijat e kuqe”, u shpreh ministri i Jashtëm izraelit, Gideo Sa’ar në një deklaratë, ku gjithashtu theksoi se ka vende të tjera që duan të përforcojnë lidhjet e tyre me Izraelin, siç është Moldavia ku tashmë do të dislokohen burimet diplomatike izraelite, çka nënkupton hapjen e një ambasade në atë vend.

Në muajin maj, kur Irlanda njohu shtetin e Palestinës, Izraeli tërhoqi ambasadoren e tij nga ai vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme