Estonia sanksionon kryeministrin e Gjeorgjisë për dhunë ‘kriminale’ kundër protestuesve

Botë | 2 vite më parë

Estonia ka vendosur sanksione ndaj kryeministrit gjeorgjian Irakli Kombakhitze dhe 13 zyrtarëve të tjerë të vendit, duke pretenduar dhunë “kriminale” të kryer nga autoritetet gjeorgjiane kundër protestuesve, gazetarëve dhe opozitës.

Njoftimi, nga ministri i jashtëm estonez, Margus Tsakna në X, erdhi një ditë pasi Kolegji Zgjedhor, i kontrolluar nga partia në pushtet e Gjeorgjisë, zgjodhi të djathtën ekstreme Mikheil Kavelashvili si president të vendit.

Këto zgjedhje, të cilat u bojkotuan nga opozita dhe që krijojnë rrezikun e përkeqësimit të krizës politike në vend, shkaktuan dje protesta të reja në rrugë, ndërsa kryetarja në largim, properëndimore Salome Zourabisvili e cilësoi procesin si të paligjshëm dhe deklaroi se do të refuzonte të dorëzonte kompetencat e saj.

“Dhuna e kryer nga autoritetet gjeorgjiane kundër protestuesve, gazetarëve dhe liderëve të opozitës është kriminale dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut,” tha Tsakna duke u bërë thirrje vendeve të BE-së të “reagojnë dhe të marrin masa”.

Gjeorgjia ka qenë në trazira që kur partia qeverisëse ” Ëndrra Gjeorgjiane” pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare më 26 tetor – me opozitën dhe qeveria vendosi në fund të nëntorit të pezullojë deri në vitin 2028 negociatat e pranimit me BE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme