Biden bisedë me presidentin e përkohshëm së Koresë së Jugut: Aleanca Seul-Uashintong, shtyllë e paqes në Azi

“Aleanca Seul-Uashingtonit, mbetet shtylla e paqes dhe prosperitetit ne rajonin Azi-Paqësor”, i tha presidenti amerikan në largim Joe Biden kryeministrit të Koresë së Jugut, njëherësh dhe president i përkohshme atje, Han Duck-soo.
Shtëpia e Bardhë, në deklaratën për mediat bëri me dije se në bisedën, dy zyrtarët e lartë, presidenti amerikan shprehu vlerësimin e tij për qëndrueshmërinë e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Koresë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi i opozitës Li Je-Miung tha për shtypin se partia që drejton nuk do të marrë në konsideratë shkarkimin e Hanit për momentin, duke i theksuar mediave vendase në Kore, rëndësinë e zgjidhjeve dhe menaxhimit të çështjeve shtetërore në një pozicion neutral.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



