Shqipëria drejt sistemit europian të pagesave, BSH kërkon zbatimin deri në prill

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore, Këshillin Evropian të Pagesave dhe Bankën Qendrore Evropiane, organizoi një takim për të diskutuar rreth anëtarësimit të institucioneve shqiptare në skemën e Sistemit Europian të Pagesave.
Në takimin që drejtohej nga zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u theksua rëndësia e këtij momenti, duke vlerësuar gjithashtu se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA është një moment historik për integrimin ekonomik dhe financiar të vendit në Bashkimin Evropian.
Në këtë event u nënvizua rëndësia e përmbushjes së gjithë hapave të nevojshëm nga ana e aktorëve vendas për implementimin e plotë të SEPA-s deri në prill të këtij viti.
Guvernatori i inkurajoi institucionet të jenë proaktive, duke e konsideruar këtë si një projekt prioritar me përfitime të shumta për qytetarët dhe ekonominë.
Po ashtu u theksua lidhja e ngushtë mes këtij procesi dhe projekteve të tjera si “open banking” dhe “instant payment”, të cilat bazohen në standardet e BE-së.
Me anëtarësimin në SEPA, Shqipëria synon forcimin e pozitës se saj në rajon si dhe avancimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në BE.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




