ERE mblidhet për të rishqyrtuar çmimin e energjisë për konsumatorët

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të shqyrtojë sot çmimin e ri të energjisë elektrike për konsumatorët.
Mbledhja do të fokusohet në çmimin e shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt–31 dhjetor 2025.
Në fund të vitit 2024, ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila deklaroi se po punohet për uljen e kostos së energjisë për të gjithë qytetarët.
Aktualisht 1 kilovat/orë kushton 9,5 lekë pa TVSH, ndërsa arrin në 11,4 lekë me TVSH për familjet.
Pensionistët (kryefamiljari, kur janë çift) që prej vitit 2015 përfitojnë një kompensim në masë 648 lekë në pensionin e tyre për shpenzimet nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




