Abissnet Superiore në RTSH/ Aleksovski bën mrekulli, Flamurtari merr një pikë në Vorë!

Ndeshja mes Vorës dhe Flamurtarit nuk kishte fitues. Takimi i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiore, i transmetuar në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport HD, dhuroi shumë emocione edhe pse tifozët nuk mundën që t’i gëzoheshin golave.
Gardiani i portës së ekipit vlonjat ishte heroi i takimit me disa ndërhyrje decizive në pjesën e dytë, kur edhe skuadra vendase rriti së tepërmi presionin.
Falë këtij barazimi pa gola ekipi i Flamurtarit mban ende të hapur luftën në zonën e ftohtë pasi Vora nuk i largohet edhe më shumë tri ekipeve, të cilat mbyllin tabelën e klasifikimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




