Abissnet Superiore në RTSH/ “Klasikja e Shqipërisë” luhet të premten, oraret e 5 sfidave të javës 26

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 26-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, është ajo mes Vllaznisë kryesuese dhe Tiranës. “Klasikja e Shqipërisë” është vendosur të luhet ditën e premte, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në stolin e Tiranës debuton trajneri Orges Shehi.

Katër sfidat e tjera të kësaj jave luhen ditën e shtunë, duke nisur me Vora-Dinamo City, që starton në orën 13:00.

Në orën 16:00 luhen dy ndeshjet Partizani-Egnatia dhe Elbasani-Bylis dhe në orën 19:30 mbyll javën përballja mes Teutës dhe Flamurtarit në Durrës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme