Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, dominon Tirana

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, pas ndeshjeve të zhvilluara fundjavën që lamë pas.
Formacioni është ndërtuar sipas skemës 4-2-3-1 dhe përfshin futbollistë që spikatën me paraqitjet e tyre në këtë raund. Dominon Tirana me 3 lojtarë në formacion dhe me trajnerin Klafuriç në stol. Në portë është përzgjedhur Paul Bernardoni i Teutës, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Emiljano Musta (Vllaznia), Bojan Ilievski (Tirana) dhe Ardit Toli (Teuta).
Në mesfushë janë Armir Boriçi i Elbasanit dhe Albano Aleksi i Egnatias, ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica i Vorës, Karim Loukili i Egnatias dhe Drilon Hazrollaj i Tiranës.
Në majën e sulmit është vendosur Edon Murataj i Vllaznisë, autor i golit të fitores për skuadrën shkodrane në përballjen ndaj Dinamos. Trajneri më i mirë i javës është shpallur Dean Klafuriç, pas fitores 3-1 të Tiranës në derbin ndaj Partizanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




