Sulme ruse në Ukrainë, goditet infrastruktura energjetike dhe hekurudhore

Botë | 1 orë më parë

Infrastruktura energjetike dhe ajo hekurudhore në rajonin e Zhytomyr, në Ukrainën perëndimore, janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit,Vitaliy Bunechko, sipas të cilit bombardimet e përsëritura në pjesën veriore të rajonit shkaktuan disa zjarre.

Sipas Bunechkos, sulmet kanë prekur infrastrukturën energjetike dhe hekurudhore në distriktin e Korostyshiv. Zjarret e shkaktuara nga bombardimet janë shuar, ndërsa autoritetet po ndjekin situatën pas sulmeve.

Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe transportit hekurudhor përbëjnë një tjetër goditje ndaj objekteve kritike në Ukrainë, ndërsa autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë pasojat e bombardimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme