Agjencia Europiane e Azilit paralajmëron për fluks të paprecedent refugjatësh nga Irani
Kërkesat për azil në BE ranë me rreth 20 për qind në 2025-ën, por agjencia e azilit ë bllokut paralajmëroi që para nisjes së luftës amerikano-izraelite me Iranin se kriza në vendin e Lindjes së Mesme mund të çojë drejt lëvizjeve migratore në nivele të paprecedneta.
Në një raport që agjencia evropian për azil përpiloi para shpërthimit të, vihet në dukje fakti se trazirat që kishin ndodhur në republikën islamike rrezikonin të përmbysnin tendencën në rënie të kërkesave për azil.
“Me një popullsi prej rreth 90 milionë banorësh, edhe destabilizimi i pjesshëm mund të gjenerojë lëvizje refugjates në nivele të paprecendeta”, u shpreh agjencia në raportin e saj. Irani është mes vendeve që strehojnë më shumë refugjatë në botë.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, në vendin e lindjes së mesme aktualisht jetojnë 2.5 milionë refugjatë. Agjencia evropiane e azilit, në raportin e saj vuri në dukje faktin se vetëm zhvendosja e 10 për qind të popullsisë iraniane mund të rivalizojë edhe flukset më të mëdha të refugjatëve drejt BE-së gjatë dekadave të fundit.
Mundësia e një fluksi të paprecedent migrator nga Irani u diskutua gjatë një takimi të jashtëzakonshëm që ministrat e jashtëm të bllokut mbajtën të dielën. Komisioni Evropian ndërkohë u shpreh një ditë më pas se po shtohen masat përgatitore përmes monitorimit nga afër të situatës dhe përforcimit të bashkëpunimit me agjenci të OKB-së dhe vendet partnere.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




