Amorim i beson stastikave: Jemi Junajtidi më i dobët i historisë!

Mançester Juanjtid nuk po gjen qetësi pasi sot u mund në “Old Trafford” me shifrat 3-1 përballë Brajtonit. Disfata ishte e dhjeta në kampionat dhe tani “Djajtë” janë më afër zonës së rënies nga kategoria se katër vendeve të para.
Kjo situatë ka shqetësuar Ruben Amorim, i cili pasoi Ten Hag për ti dhënë jetë një skuadre, e cila është në “vdekje” klinike. “Ishim shumë të lehtë për tu mposhtur prej rivalëve tanë sot”, analizoi pas ndeshjes situatën tekniku portugez, i cili nuk kurseu kritikat për shfaqjen e radhës horror të Onanës.
“Sigurisht që jemi ekipi më i dobët i historisë së këtij klubi dhe sa më shpejt e kuptojmë një fakt të tillë aq më shpejt mund të dalim nga kjo situatë”, tha Amorim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




