Amorim lajmëron zgjatjen e kontratës së Meguajër

Kontrata e Meguajër me Junajtid skadon në fund të sezonit, por aventura e tij në “Old Trafford” duket se është e destinuar të vazhdojë.
Lajmin për një rinovim të kontratës të mbrojtësit e ka dhënë sot Ruben Amorim. “Kam biseduar me Herrin sot në mëngjes dhe i thash se duhej që të përmirësohej pasi ne kemi shumë nevojë për shërbimet e tij. Ai duhet që të përmirësohet edhe si lider. Ne të gjithë e dimë se ai ka kaluar një situatë të vështirë këtu, por ne kemi shumë nevojë”, tha Ruben Amorim, i cili la të kuptohej se mbrojtësi që i kushtoi Junajtidit plot 80 milionë stërlina do të vazhdojë të qëndrojë në Mançester.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




