AMP arreston inspektorin e policisë, u përfshi në aksident nën efektin e alkoolit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të një punonjësi policie, Inspektor F. L., i cili shërbente si specialist i policimit në komunitet.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën “George Bush” në Kamëz, ku inspektori, duke drejtuar automjetin e tij, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) bënë të ditur se është arrestuar në flagrancë Inspektori F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë.
Punonjësi i policisë akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. me te kuptueshme
Pas ndërhyrjes së policisë dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel prej 0.91 mg/l, mbi kufirin e lejuar nga ligji.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë hetimet për rastin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka theksuar se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe integritetit të strukturave policore.
Po ashtu, AMP u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




