Ankand me fanellat e dy legjendave

Fanellat e debutimit të Majkëll Xhordan e Kobi Brajant në kampionatin e NBA, kanë dalë në ankand. Një gjë e rrallë kjo për të gjithë të apasionuarit e sportit të basketbollit. Vlera fillestare e ankandit për të dy fanellat është mbi 20 milionë dollarë
Fanellat e Michael Jordan dhe Kobe Bryant të veshura në kampionatin e NBA-së, pikërisht në ndeshjen e parë të tyre, janë bërë pjesë e një ankandi. Vlera fillestare e tyre është mbi 20 milionë dollarë. Kobe Bryant e kishte veshur këtë fanellë kur luante me Los Angeles Lakers nga sezoni i tij fillestar 1996-1997. Pra me këtë fanellë ai bëri debutimin në një fushë të NBA, si në parasezon ashtu edhe në sezonin e rregullt. Ajo fanellë do t’ju kujtojë të gjithëve artin që bëri Kobe në fushën e basketbollit gjatë karrierës së tij.
Pranë fanellës së Kobe ndodhet e ekspozuar edhe fanella e Michael Jordanit, e skuadrës Chicago Bulls e sezonit, 1984-1985, e veshur dhe e nënshkruar për debutimin e tij në parasezon dhe sezonin e rregullt. Kjo fanellë iu ngjall të gjithë apasionuarve të basketbollit një ndjenjë të nivelit të lartë të kujtimit të përjetësimit të momenteve të mrekullueshme e të rralla të lojës së Jordan në fushën e basketbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




