Antonelli shkruan historinë, Russell kompleton dopietën e Mercedes, Ferrari në podium me Hamiltonin

Formula 1 | 8 muaj më parë

Njëzet e katër orë pasi arriti pole position si piloti më i ri, Andrea Kimi Antonelli mori fitoren e tij të parë në Kampionatin Botëror në Shangai me një shfaqje autoriteti dhe qetësie komanduese, së pari duke menaxhuar presionin e Ferrarit dhe më pas duke “mundur” shokun e tij të skuadrës George Russell, i cili kaloi Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc, por nuk mundi t’i afrohej Kimit.

Ishte fitorja e parë nga një pilot italian në Formula 1, njëzet vjet pas triumfit të Giancarlo Fisichella me Renault në GP të Malajzisë. Vendi i tretë në podium i shkoi Sir Leëis (podiumi i tij i parë si pilot i Ferrarit në një GP) i cili triumfoi pas një dueli të ashpër me shokun e tij të skuadrës.

Ishte një betejë e brendshme e paparë prej vitesh dhe një ogur i mirë për garat e ardhshme, megjithëse rezultati përfundimtar, ashtu si në Melbourne, ishte një-dy për Mercedes, këtë herë në të kundërt, me italianin 19-vjeçar që mori shkallën e parë të podiumit përpara Russell, i cili konfirmoi kryesimin e tij në Kampionatin e Pilotëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme